Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Kerry: Terroristët e ISIS janë kthyer në një problem global

Lajme të ngjashëm

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se ISIS është një problem global dhe duhet luftuar me një përgjigje të koordinuar.

Ai i bëri komentet në Londër gjatë një takimi të ministrave të jashtëm nga vendet e koalicionit ndërkombëtar që lufton kundër grupit Shteti Islamik. Zoti Kerry tha se SHBA dhe aleatët e tyre e kanë ndalur përparimin e Shtetit Islamik në Irak brenda një periudhe prej katër muajsh. Por ai pranoi se mbetet ende shumë për të bërë.

 Në bisedimet e kryesuara nga zoti Kerry dhe nga Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond marrin pjesë 21 nga mbi 60 vendet që po bashkëpunojnë për të luftuar grupin ISIS me bazë në Siri dhe Irak. Është hera e parë që koalicioni i udhëhequr nga SHBA mblidhet pas sulmeve terroriste të Parisit, ku u vranë 17 persona.


Më shumë