Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kerry në Tiranë, blindohet kryeqyteti, masa të njejta si për George W. Bush

Shkruar nga Newsbomb

Vizita disa orëshe e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në Tiranë, më 14 shkurt, do të shoqërohet me masa të forta sigurie.

Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri maksimale ditën e dielë, ndërsa do të bllokohen rrugët kryesore të kryeqytetit deri në përfundimin e vizitës së Kerryt. Masat e sigurisë që kanë marrë janë të njejta me ato të vitit 2007, kur Tiranën e vizitoi ish-presidenti i SHBA-së George Ë.Bush.

Autostrada Tiranë-Durrës nga aeroporti i Rinasit deri në hyrje të qytetit do të bllokohet si dhe bulevradi kryesor, kur nuk do të lejohet as parkimi i automjeteve. Gjithashtu do të devijohet edhe lëvizja e transportit publik. Eksorta e Kerryt do të shoqërohet nga një helikopter i ushtrisë shqiptare.

Rrugët që do të bllokohen:

Austostrada Tiranë-Durrës, nga Rinasi deri në hyrje të qytetit.

Sheshi “Shqiponja”

Rruga “Dritan Hoxha”.

Rruga e “Durrësit”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese