Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kerry: ISIS-i duhet të shuhet deri në fund të vitit

Shkruar nga Newsbomb

Grupi Shteti Islamik (ISIS) duhet, me shumë seriozitet, të shuhet deri në fund të vitit, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, vendi i të cilit drejton koalicionin kundër xhihadistëve.

“Medoj se deri në fund të vitit 2016, objektivi ynë që konsiston në shuarjen seriozisht të ISIS-it në Irak dhe Siri dhe që përpiqet të ketë një impakt në Mosul dhe Raqa do të përmbushet”, deklaroi Kerri para gazetarëve gjatë Forumit Ekonomik të Davosit.

“Mendoj se jemi në rrugën e duhur, ne po i shkaktojmë shumë dëme ISIS-it. Ata kanë humbur 40 për qind të territorit që kontrollojnë në Irak, 20-30 për qind në total”, shtoi shefi amerikan i diplomacisë, transmeton Ata.

John Kerry konfirmoi gjithashtu se 24 ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të koalicionit ndërkombëtar do të mblidhen në Romë më 2 shkurt për të biseduar mbi strategjinë që po përdoret kundër ISIS-it dhe për të arritur edhe implikimin e disa vendeve të tjera që ai nuk i përmendi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese