Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Kërkuan teatrin për t’i bërë “gjyqin”, por Leli njoftoi mbledhje online, kryebashkiaku vendos pa prezencën e këshilltarëve: Çfarë donin të dinin për ankesat e qytetarëve iu ka shkuar me E-mail

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës, kërkuan në fillim të këtij muaji që të kenë një takim me kryebashkiakun Dritan Leli, dhe të pranishëm të jenë deputetët e qarkut, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama.

Leli i kthen përgjigje Këshillit të Bashkisë dhe i njofton se mbledhja duhet të zhvillohet online siç janë bërë gjatë gjithë kohës, pasi sipas tij, nga pandemia grumbullimet janë të ndaluara. 

Pas kësaj deputeti dhe anëtari i Këshillit Bashkiak Anduel Tahiraj foli për mediat duke u shprehur se mbledhja ishte caktuar sot pasi sot hynë në fuqi dhe urdhëri i ri i Komitetit Teknik të Ekspertëve që lejon mbledhjet deri më 50 persona.

Mirëpo reagimet dhe përplasjet në distancë vijuan, me Lelin i cili reagoi sërish ku është shprehur se është në krye të detyrës dhe punëve në Vlorë, në shërbim të qytetarëve. Ndërkohë që këshilltarët kërkojnë llogari nga kryetari sepse e ka lënë qytetin pas dore, sot është zhvilluar dhe mbledhja online, por këshilltarët bashkiakë nuk kanë qenë të pranishëm.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Leli thotë se gjithçka që ata kërkuar të dinin lidhur me qytetarët dhe ankesat që kanë, çdo informacion apo përgjigje u ka shkuar në adresat e tyre elektronike. “Të gjitha drejtoritë e Bashkisë Vlorë janë përgjigjur me përgjegjshmëri për punët që kanë kryer, njësoj siç do të veprojnë dhe sigurisht, të përmirësohen, në vazhdim!”, shkruan Leli.

Më shumë

spot_img
spot_img