Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson thotë se Evropa dhe Suedia “po jetojnë tani në një realitet të ri dhe të rrezikshëm”.
Andersson ka njoftuar gjatë një konference për shtyp se Suedia do të aplikojë për t’u anëtarësuar në NATO. Por ajo ajo deklaron se Suedia nuk dëshiron baza të përhershme ushtarake të NATO-s apo armë bërthamore në territorin e saj, nëse miratohet anëtarësimi i saj.
Suedia dhe Finlanda kanë kërkuar që të anëtarësohen në NATO, ndërkohë më herët presidentiu rus, Vladimir Putin tha se zgjeri i NATO-s përbën një problem për Rusinë dhe nës ekjo ndodh, do të ketë një reagim nga Moska.