Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkuan shkarkimin e Arta Markut, KLP rrëzon PD-LSI

Shkruar nga Newsbomb

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka rrëzuar kërkesën e PD-LSI për shkarkimin e Prokurores së Përkohshme, Arta Marku.

Në mbledhje KLP shpalli moskompetencën ndaj kërkesës së partive opozitare dhe se shkresa për shkarkimin e Kryprokurores duhet të marrë përgjigje nga Komisioni i Disiplinës.

Në një prononcim për mediat, pas mbledhje kreu i KLP Gent Ibrahimi nuk pranoi të japë më shumë shpjegime rreth rrëzimit të kërkesës, dhe nuk iu përgjigj interesit të gazetarëve se kush institucion është kompetent për shqyrtimin e kësaj kërkese.

"Këshilli nuk merret me këtë vendime. Të gjitha do t'i shikoni te shkresa që do publikohet nesër. Nuk ka asjë mister në këtë pikë', tha Ibrahimi.

.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll