Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkuan azil në Francë, rikthehen në atdhe 25 shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb

Rikthehen në Tiranë përmes aeroportit të Rinasit 25 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.

Policia e Shtetit bën me dije se shqiptarët janë shoqëruar me një eskortë policore sipas marrëveshjes me autoritetet e BE-së për kthimin e azilkërkuesve.

Policia i bën apel qytetarëve të mos kërkojnë azil në vendet e BE-së, pasi shanset që ta fitojnë janë zero.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Riatdhesohen nga Lille, Francë, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.

Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll