Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Kërkuan 1 milion euro dëmshpërblim, Gjykata rrëzon kërkesën e familijarëve të ish-kryekomisarit Artan Cukut

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e familjarëve të ish-kryekomisarit Asrtan Cuku për dëmshpërblim.

Familjarët e Cukut kërkuan nga Ministria e Brendshme dhe drejtoria e Përgjithshme e Policisë 1 milion euro dëmshpërblim.

Bëhet me dije se refuzimi i kërkesës është bërë me argumentin se shteti nuk lidhet drejtëpërdrejt me vrasjen e Cukut.

Kryekomisari Artan Cuku u vra nga dora e krimit në 8 prill 2017, në rrugën e Kosovarëve në Tiranë, aty dhe ku banonte. Porositësi i vrasjes së tij është Bledar Jambelli, i arrestuar po ashtu në Greqi. Ndërkaq, është arrestuar më herët vrasësi Mikel Shallari, i cili po vuan dënimin.

Mikel Shallari i ka treguar hetuesve se Jambelli ka paguar për vrasjen e kryepolicit pasi është arrestuar në 2012 nga Cuku, kohë kur mbante postin e Drejtorit të Policisë së Vlorës. Jambelli pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes.

Gjithashtu, në pranga fillimisht ka rënë dhe Kristaq Leci, sepse është personi që ndërmjetësoi mes porositësit dhe vrasësit të Cukut. Por si Leci dhe Jambelli janë liruar nga autoritetet e drejtësisë greke. Procesi për ta po vijon në gjykatën e Tiranës, por për shkak të pushimeve ishte ndërprerë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img