Hapësire reklamuese

Politikë

"Kërkova të largohem që në shkurt", Ahmetaj tregon prapaskenat: Rama tha në të sëmës

Shkruar nga Newsbomb
"Kërkova të largohem që në shkurt", Ahmetaj tregon
Arben Ahmetaj ka deklaruar këtë të enjte se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të largohej nga kabineti qeveritar deri në Shkurt të vitit 2022, kur ndaj tij nisën akuzat për inceneratorët. "Jam ulur përballë dhe i kam thënë, që marrëdhënia jonë është përmbysur, unë këtu nuk jam për asgjë tjetër", u shpreh ai. Në intervistën me gazetarin Çim Peka, ish-zv.kryeministri ka treguar të gjitha prapaskenat e sulmeve dhe akuzave politiko-mediatike ndaj tij. "Të gjithë e dinin në PS se unë nuk kam aspiruar as të bëhem sekretar i përgjithshëm, as kryetar grupi, as të kthehesha ministër, as të bëhesha kryetar bashkie. Nuk kam aspiruar. Unë i thashë jam këtu për besimin që kam pasur të marrëdhënia qe kemi pasur bashkë", vijoi ai.

Pjesë nga intervista e Arben Ahmetaj për gazetarin Çim Peka:

Arben Ahmetaj: Në shkurt të 2022 e gjithë histeria e kësaj teorie të konspiracionit duke e konturuar dhe me elementë të tjerë përplasje, praktikisht solli në atë që unë isha i bindur që marrëdhënia ime me kryeministrin kishte mbaruar. Ai mund edhe ta mohojë këtë gjë, por përpara Zotit kjo është e vërteta. I kam kërkuar të largohem në shkurt të 2022. Jam ulur përballë dhe i kam thënë, që marrëdhënia jonë është përmbysur, unë këtu nuk jam për asgjë tjetër. Të gjithë e dinin në PS se unë nuk kam aspiruar as të bëhem sekretar i përgjithshëm, as kryetar grupi, as të kthehesha ministër, as të bëhesha kryetar bashkie. Nuk kam aspiruar. Unë i thashë jam këtu për besimin që kam pasur të marrëdhënia qe kemi pasur bashkë. Kjo marrëdhënie është përmbysur. Për të mos krijuar probleme politike me dorëheqje, më lër të largohem. Në mënyrën që ka, që nuk përballet, jo po nuk është e vërtetë. Cila ishte arsyeja, të cilën për hir të së vërtetës e kam bashkuar si pazëll pak më vonë. Ishte 24 korrikut, të bënte atë shou për të më shkarkuar gjysëm ore pasi Ilir Meta kishte lënë presidencën dhe Bajram Begaj ishte inauguruar president. Cila ishte urgjenca? Çim Peka: Urgjenca ishte se Edi Rama kishte dhënë një urdhër që asnjë ministër dhe asnjë zyrtar i lartë i PS-së të mos shoqërohej me pronarin e Neës24, Irfan Hysenbelliu. Indicia dhe argumenti sipas dy qendrave të Tiranës, ishte se ju menjëherë pas betimit të Bajram Begajt, po drekonit me Irfan Hysenbelliu. Madje Ramës i është dërguar një foto nga dreka ku ju ishit. Arben Ahmetaj: Jo nuk është tamam kështu. Mos shkëputemi nga gjëja. Çim Peka: Arsyeja e Ramës, sipas tij. Arben Ahmetaj: Qarkullon një, po quaj gjysëm thashetheme, gjysëm e vërtetë që marrëdhënia ime me Irfan Hysenbelliun, mund të ketë qenë një nga arsyet që unë jam larguar. Po të ishte kjo, do të ishte po kaq perverse dhe fëminore. Do preferoja të ngelej te perversja se sa te kjo fëminorja. Dhe arsyeja ishte simbolike për të ju treguar medemek shqiptarëve se po largoj njeriun e Ilir Metës. Unë dhe Ilir Meta nuk kemi qenë ndonjëherë miq me njëri tjetrin. Edi Rama dhe Ilir Meta kanë qenë të njëri tjetrit. Unë kam qenë i PS-së. Mund të më quash të Nanos, disa kohë të Edi Ramës, por unë kam qenë i PS-së, dhe unë nuk kam pasur ndonjëherë marrëdhënie varësie, apo vasaliteti me Ilir Metën. Jo. Asnjëherë. Ishte simbolik. Dhe atë natë është thënë një fjali, kur është mbledhur ish-sekretari i Përgjithshëm. Meqë ra fjala, një nga arsyet që nuk është sekretar i Përgjithshëm është se i ka thënë Ed Ramës, sigurisht që Damiani edhe mund ta mohojë, punët e tij, i ka raportet me të vërtetën vetë, jo me mua, se i ka thënë që, ajo që po ndodh me Arben Ahmetaj së pari është shkelje procedurale nga ana e SPAK, së dyti është e gabuar. Kjo është arsyeja pse ka ikur nga sekretar i Përgjithshëm, por nuk dua të kërcej nga dega në degë. Çim Peka: Dhe si e kishe dëmtuar këtë unitet? Arben Ahmetaj: Besoj se me ndonjë batutë do t’ju përgjigjet kryeministri, ndonjëherë kur ta pyesni, do t’ju bëjë batutën e radhës të dardhave, mollëve dhe pjeshkave që vërtiten aty. Dhe në mbledhje të kryesisë tha, u kërkoj ndjesë shqiptarëve, nënave dhe motrave, por edhe të gjithë qytetarëve, ka përdorur shprehjen; do të shkojë në të s’ëmës ai që prish unitetin e partisë. Kërcënimi i parë. Njerëzit që më njohin, shpesh e dinë se jam edhe impulsiv. Kam qenë në dilemë të madhe, por që në 24 atë ditë vendosa të mos flisja. Mendova që mosha ime, gati 55 vjeç nuk duhet të jetë më impulsiv dhe besoj se kam bërë mirë se do të kisha thënë gjëra që në qetësi të plotë nuk do t’ja falja vetes për humbje etike. Unë do të veja në të s’ëmës dhe ky do të më çonte mua në të s’ëmës. Le të bëjë dhe të qeverisë me batuta sa të dojë. Në vazhdim, siç ju thashë që unë nuk isha pjesë e dosjes Elbasan dhe Fier, dhe u sajua pjesa e mercenarit. I është dhënë dosja e mercenarit te Sofra e Ariut. Atë dosje ndoshta dikur, ndoshta, e ka pasur, nuk i bie në qafë, Mireli. Mireli ja ka dhënë Blushit. Blushi ja ka dhënë Ramës. Ramës i ka humbur dhe e ka gjetur, Adriatik Doçi, mercenari. Lidhje shumë interesante. Pyeti, tani drejtorin e ujësjellësin e Tiranës që është sot, Kacidhja, çfarë e lidh me Adriatik Doçin, dreka dhe darka. Mos ndoshta përgatitje për goditjen ndaj prokurorëve. Çfarë e lidh dreka dhe darka para dy javësh. Çfarë e lidh ujësjellësin e Tiranës, me Adriatik Doçin. Apo ajo që e lidh Doçin me oligarkët tek resorti i Rolling Hills. Çfarë e lidh. Nuk është për t’u diskutuar nga unë, se është përdorur si instrument i paguar. Dhe menjëherë filloi Top Channel. Top Channel e filloi goditjen gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë. Kjo është një kapitull tjetër që ndoshta do të takohemi sërish dhe do të flasim. E mbajti tre muaj. Vuri reklamë në Big Brother. Fëmija im i madh ka kaluar një periudhë shumë të gjatë në depresion. U llahtaris me 20 shoqe kur e pa. Cili ishte korrupsioni im? Tre muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës, ai televizion, luftën e Ukrainës, më mbajti mua. Në njërën anë më thoshin, shiko se ai ka qenë armiku jonë. Unë historikisht kam qenë mik i ish-pronarit. Madje periudhën që fatkeqësisht humbi jetën, në 2007, po diskutonim të hynim bashkë në biznes, kur unë isha jashtë politikës. Pra nuk kam qenë ndonjëherë armik i TCH. Çim Peka: Po keni qenë kundër inceneratorit të Tiranës. Arben Ahmetaj: Sigurisht, kjo është një nga arsyet, por nuk është kjo arsyeja. TCH është frymëzuar politikisht për të goditur. Më vjen shumë keq se është televizion kombëtar, por me atë humbi dinjitetin. Çim Peka: Nga kush u frymëzua? Arben Ahmetaj: Nga Edi Rama. Po, politikisht nga Edi Rama. Ti mendon se unë i fshihem. Mendon se unë kam frikë. Çim Peka: Fakti që po flisni tregon se s’keni frikë, jeni i vetmi zyrtar i lartë i PS, që jeni në hetim dhe po përballet dhe nuk thotë të rrojë partia, kjo do të thotë se nuk keni frikë. Këto gjëra i keni treguar. Arben Ahmetaj: Partia të rrojë, është gjë tjetër. Kur ta kuptojnë shqiptarët se partia është gjë tjetër dhe Ed Rama është gjë tjetër, mbase mund të jetë vonë për partinë dhe demokracinë. Ajo që po them, po i frymëzuar. Ka bërë takim ‘x’ dhe kryeministri për këtë çështje, dy ditë përpara. Dikush mund të thotë se këto i thotë Ben Ahmetaj, po mbase i sajon ai. Unë po i referohem faktit, 3 muaj TCH një institucion dinjitoz kthehet në përdorues instrumental nga politika dhe inceneratorët dhe kjo është histori shumë e vjetër. Është bërë Top Story për Ditmir Bushatin, e kanë pranuar vetë, ua ka kërkuar Edi Rama. Është bërë për Fatmir Xhafën, për Niko Peleshin ua ka kërkuar Rama. I kam dërguar haber me një mikun e tij shumë të ngushtë. I kam thënë; ej stop, unë e kuptoj shumë mirë se nuk do të jem pjesë e qeverisë tendë. Ok. E kuptoj shumë mirë që në mbledhje të kryesisë u shkarkova nga Vlora, më kërcënove. Tani po më bllokon derën e shtëpisë time, më ke zënë derën, stop. Shih punën, nuk kam asgjë, dua të ik në punën time. E kam dërguar këtë haber. Koka e turkut, dëshira dhe urrejtja se ndoshta unë jam një format tjetër, e bëri të shkojë deri aty. Kemi dy momente. Kam dalë në interviste të Opinion. Nuk po hy në materien e emisionit, por një ish miku im ka thënë, ky Ben Ahmetaj është budalla me shumë shkollë. Si ka mundësi që doli kundër kryeministrit. Çim Peka: Ish-miku juaj, ka vdekur apo nuk e keni më mik. Arben Ahmetaj: Jo nuk e konsideroj më mik. Besoj se do të ja dëgjoni zërin. Është budalla me shumë shkollë, se unë i kisha bërë karshillëk kryeministrit. Nuk është e vërtetë se unë i bëra karshillëk kryeministrit. Unë dola dhe thashë të vërtetën time. Kryeministri nuk mund të provokonte herë pas here median, të pyeste për mua, sepse donte te orientonte SPAK nën tryezë dhe drejtpërsëdrejti. Në një moment del e thotë se unë nuk bëj gjykatësin, unë po të bëja gjykatësin dhe prokurorin puna e tij do të ishte me keq akoma. Puna ime do të ishte? Çfarë që kam fjetur në një shtrat me gruan time sot. Që nuk paskam paguar dhomën e hotelit, por e paskam paguar kesh, apo që nuk kam firmosur për procedurë, apo që nuk më do. Apo kokë turku. Si më keq, në burg, i vdekur, i syrgjynosur. I larguar, arratisur, si më keq. Po shqiptarët nuk investigojnë. Gazetarët nuk e ndjekin, sa më keq, për çfarë me keq, varur në litar, do ta vrisni, fusni në burg. Për çfarë e kishin. Lexo edhe: Arben Ahmetaj nxjerr EMRAT: Më sulmuan mua sepse duhej bërë një kokë turku! Lexo edhe: Bomba e Ben Ahmetaj: Nëse hetohet inceneratori i Tiranës, shqiptarët do llahtarisen Lexo edhe: “Na e nxorët në pritë, ne e vramë”, Arben Ahmetaj zbulon porosinë e Ramës për SPAK Lexo edhe: Refuzoi prangat dhe iku, Ahmetaj: Po hetohem për darkat me Erjolën, jo inceneratorët Lexo edhe: Nuk mban më! Ahmetaj akuzon Edi Ramën: Më kërcënuan me telefon nga burgu!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese