Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Kërkoni rrëzimin e qeverisë me dhunë”, Manastirliu përplaset me Vokshin: Kur ishit në qeveri s'ankoheshit për spitalet e rrënuara

Shkruar nga Newsbomb
“Kërkoni rrëzimin e qeverisë me dhunë”,

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Mnastirliu i është përgjigjur deputetes së PD, Albana Vokshit për “tenderat sekretë”.

Manastirliu gjatë fjalës së saj tha se Buxheti për Shëndetësisnë për 2013 është rritur dhe se është më i larti prej atij të 2013, kur në qeveri ishte PD.

“Nuk ka fatkeqësi më të madhe se sa aleanca e rublave që të bëjnë thirrje për të hedhur këtë qeveri më dhunë. Kur vjen puna për e shëndetësa, bëni mirë që kërkoni llogari. Por fatkeqësia juaj është se në këtë foltore e përdorni për qëllimet tuaja, jo me kërkesat e popullit. Kur ishit vet në qeveri, nuk ankoheshit për spitalet e rrënuara, nuk ankoheshit për rrogat e mjekëve, nuk ankoheshit për higjenën e spitaleve. Por tani ju kërkoni më shumë, por mirë bëni që kërkoni më shumë se për këtë jeni këtu. Sa për tenderat sekretë shkoni dhe denoncimet që keni bërë sesi kanë ecur hetimet, provoni këto, mos vini të bëni këtu gjyqtaren, prokuroren e avokaten.

Se janë denoncime të turpshme që bëtë gjatë kohës së pandemisë. Buxheti 2023 i shëndetëissë është rritur dhe është më ilartë në historinë krahasura nga 2013 dhe 2022” tha Manastirliu nddër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese