Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
1kmh
0 %
Mër
26 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

“Kërkoni falje për zgjedhjen e presidentit aktual”, Açka kritika PS: Kam bindjen që ju e keni zgjedhur kreun e shtetit, ne jemi këtu që ju të dukeni bukur me Evropën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryesia e Kuvendit është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar për presidentin e ri.

Në fjalën e saj Flutura Açka është shprehur se Partia Socialiste duke të kërkojë fale për presidentin që kanë zgjedhur.

Ndër të tjera ajo tha se mendon se PS e ka zgjedhur presidentin dhe se negociatat po bëhen për “sytë” e Europës.

“Më kujtohet zgjedhja e Presidentit të parë, me një të rënë të dorës, u zgjodh në raundin e tretë. Në fund të fundit jemi këtu për të sjellë sadopak frymën Evropiane. Kam frikrat e mia në këtë pikë. E shatë, e bëtë, hëngrët ngjala, e sollët, e bëtë President, e shatë prapë, e çuat në Kushtetuese. ju duhet të kërkonit ndjesë për zgjedhjen e presidentit aktual e më pas të vijonit. Nuk mjaftoi kaq, por hapët një proces që e shitët si proces të mbyllur.

Nëse e kishit të mbyllur dhe privat, s’kishit pse e bënit publike procesin e përzgjedhjes së presidentit. Ju ju kanë dalë 200 e ca Presidenta. Ky si proces, ndoshta pa dashje u bë disi pis. Unë për veten time e shoh që huqi nuk do t’ju lë të negocioni me ne. Unë kam bindjen që ju e keni zgjedhur Presidentin dhe ne këtu jemi si buzëkuqi juaj për t’u dukur bukur ndaj Evropës. Ju keni vetëm 2 kritere, jo tre”, tha Açka.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img