Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

“Kërkon të përmbysë historinë”, politikani kosovar kritikon ashpër Kurtin: Si mundet mos përmendësh në Shqipëri Thaçin e Krasniqin, ju veç të vdekurit ju duhen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-zv.kryeministri Fatmir Limaj ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me fjalimin që mbajti në parlamentin e Shqipërisë.

Ai tha se kryeministri i Kosovës nuk përmendin Hashim Thaçin që shpalli Pavarësinë e Kosovësapo Jakup Krasniqin që ishte dhe zëdhënësi i parë i lirisë së Kosovës.

Në një intervistë me tone të ashpra Limaj tha Kurtin po përpiqet të përmbysë historinë e Kosovës duke mos përmendur liderët e UÇK-së që i dhanë lirinë vendit.

Ndër të tjera ai përmendi edhe fjalimin e Edi Ramës në Kuvend duke thënë “shyqyr që është zoti Rama dhe e përmend Hashim Thaçin”.

“Qysh bre në Parlament të Shqipërisë mos me u fol për Jakup Krasniqin? Zëdhënësin e UÇK-së, zërin e lirisë së Kosovës. Mos me fol për presidentin që ka lexuar deklaratën e pavarësisë. Edhe t’i po më bind mua që po e nderon Ismail Qemalin. Domethënë ju veç të vdekurit ju duhen. Ju veç të vdekurit që s’ju pengojnë i nderoni. Hipokrizi! Turp para shtetit shqiptar, para kombit, kujtdo që e ka këqyr. Quhet kryeministri yt, kryetari i Kuvendit, Presidenti, deputetët. Qysh bre nuk ke moral me thanë: Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi që është në Hagë e ka shpallur pavarësinë e Kosovës. Zëri i Lirisë së Kosovës, Jakup Krasniqi, zëdhënësi i parë i lirisë së Kosovës. Mos me i përmend, dy llafe mos me i kushtu.  Ata tani më folin për patriotizëm, më folin për Isamil Qemalin dhe Isa Boletinin. Isa Boletinat e Ismail Qemalat i ke aty, por kur nuk i nderon mua nuk më bind.Dhe ki një patriotizëm të mashtrum.

Zotëri Ramën këtu e gjuani në zjerm që e përmend Hashimin se i lidhni punët personale. Shyqyr që është zoti Rama dhe e përmend. O zotëri, kryeministri dhe presidenti i vendit tënd a e kanë përmend? Deputetët tonë a e kanë përmend? Me pas kanë si deputetët e opozitës nuk i kisha nejt kryeministrit në atë seancë. Unë ça kisha bërë. Ska pas shance me i nejt atij kryeministri ku s’ma përmend historinë e Kosovës, e lirinë e Kosovës, e Ismail Qemalet tonë. Hiç si kisha nejt në atë seancë. Ai po don me e përmbys historinë e këtij vendi. Të pëlqeu a s’të pëlqeu krejt çka është bërë për 20 vite ne e kemi pru. Ne e kemi ndërtu këtë vend” tha Limaj ndër të tjera.

Më shumë


spot_img









spot_img