Tirana
scattered clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
40 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Kërkon të dalë nga 41 biss, Viktor Ymeri “shpërthen” në Gjykatë: Kam tërë jetën burgjeve, shteti m’u sul mbi shpinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Viktor Ymeri, i njohur ndryshe si “Tori i Xhihanes” i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliu, pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm ka kërkuar që të dalë nga regjimi “41 biss”.

Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme ai është shprehur se po trajtohet ndryshe nga të tjerët, po mbahet gjithë jetën në burg dhe se shteti i është “sulur mbi shpinë”.

“Nuk e kuptoj arsyen përse SPAK më ka futur në 41 biss dhe përse trajtohem ndryshe nga të tjerët. Kam tërë jetën burgjeve dhe më duket sikur nuk kam qenë ndonjëherë i lirë. Ato pak muaj qe më nxorën jashtë burgut, më bënë shumë keq se m’u vërsul i gjithë shteti mbi shpinë derisa më gjetën një pretekst për të më futur prapë në burg. Më mirë mos të kisha dalë fare se nëse nuk do kisha dalë nuk do isha në këtë process”, është shprehur Ymeri në seancë.

Gjatë këtyre akuzave dhe pasi nuk mundën ta qetësojnë, gjykata ka urdhëruar policinë ta largojnë të akuzuarin nga salla. Ymeri u mbyll në regjimin 41 biss në maj të këtij viti me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Emri i Ymerit ka dalë së fundmi edhe në skemën e përfitimit përmes falsifikimeve të bëra nga efektivët e burgut të Fierit. Ymeri është daja i ‘faqedjegurit’, Edison Harizaj që u vra në Durrës në një atentat mafioz të ndodhur në vitin 2018.

Ymeri u dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Që nga viti 1999 ai qëndroi në burgun e Lushnjes, deri kur nisi projektimin e tij për lirinë, gjë që e arriti dhjetorin e vitit 2019.  Por, një vit më vonë, në dhjetor të vitit 2020, ai u rikthye në qeli pas hapjes së dosjeve të bujshme të vrasjeve të Klodian Saliut e Vajdin Lames.

Më shumë




spot_img








spot_img