Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve, përfaqësuesi i LSI-së: Janë bërë shtesa me shkrim dore, kandidatët nuk janë numëruar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme,  KAS po zhvillon mbledhjen e radhës ku po shqyrtohen kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Altin Kaziaj ka listuar shkeljet që sipas tij janë kryer gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave në zgjedhjet e mbajtura më 25 prill.

Ai tha se ka mospërputhje të numrit të votuesve me fletët e votimit dhe një kuti votimi ka mbetur e pakontrolluar.

Ndërsa sipas tij në një tjetër qendër fletët e votimit janë hedhur në kutinë e materialeve zgjedhore,  gjë e cila nuk lejohet.

“Kemi kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve, rinumërimin e votave. Fletët e votimit të votuesve janë gjetur jashtë materialeve zgjedhore. Në QV 33-18 ka pasur fletë votimi tepër. Këtu mungonte dhe pajisja PEI. Në regjistrimin e votuesve janë vënë re shtesa emrash me shkrim dore. Numri i votuesve nuk përputhej me atë të fletëve të votimit. Në QV35/66 numri i votave të kandidatëve janë me zero, nuk janë numëruar. Kemi kërkuar që kamerat të ishin dhe me audio,“- tha ai.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img