Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Kërkojnë rritje page që mos emigrojnë”, Grida Duma për protestën e pedagogëve: Qeveria harxhon 6 milionë dollarë për të marrë dy satelitë

Shkruar nga Newsbomb
“Kërkojnë rritje page që mos emigrojnë”, Grida

Deputetja e PD, Grida Duma ka folur për protestën e pedagogëve, të cilët kërkojnë që të kenë rritje të pagës.

Duma duke nxjerrë statistikat tha se Shqipëria ka pagën më të ulët të pedagogë, teksa tha se ata kërkojnë ta kenë rrogën sa ata të Kosovës.

Ndër të tjera deputetja ironizoi edhe satelitët, duke u shprehur se me ato 6 milionë dollarë mund të ishin bërë tre bibloteka të mira.

“Diskutoni sot për pagat e petadogëve, Shqipëria është e fundit. Shikoni sa vende na lënë pas. Ata kërkojnë të shkojnë te niveli i Kosovës, sërish është pak. Pedagogët kanë ardhur nga Parisi dhe u është dashur 6 vite që të kërkojnë që të njihet PHD e Paris 8.

Pedagog është të ketë fond dhe të botoj në revista me faktor impakti. Të bësh këtë të paguan Universiteti. Shqipëria ka zero pagesa, por duhet të paguash për të botuar. Për të marr pjesë në 5 konferenca paguan, shkon më shumë se dy muaj pagë. Ka pedagogë që kanë ardhur nga Franca dhe u është dashur 6 vite këtu që të kërkoj njohjen e PHD e Paris 8.

6 milionë për të marrë dy UFO satelitë për të kap ndërtime pa leje. Me 6 milion së paku ishin bërë 3 biblioteka të mira për 3 universitete. Pedagogu sot po kërkon pagën që të mos emigrojë, që të jetoje” tha Duma ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese