Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Kërkojnë hapjen e kopshtit për fëmijët mysliman

Lajme të ngjashëm

Një kopësht për fëmijët mysliman ku të mësohet gjuha arabe dhe Kurani. Kjo është kërkesa e shoqatës “Al Huda” në Zyrih të Zvicrës që është kundërshtuar më pas nga Kantoni i Zyrihut.

Albinfo raporton se përfaqësues të kësaj shoqate kanë vendosur të ankohen në Gjykatën Administrative ndaj vendimit të Kantonit të Zyrihut që kishte kundërshtuar hapjen e kopshtit të parë musliman për fëmijët parashkollorë në vend, me arsyetimin se komponentët ideologjikë që ofron ky institucion janë në kundërshtim me standardet lokale arsimore.

“Ne kemi vendosur, pas shqyrtimit të kujdesshëm, për të kundërshtuar ketë vendim në Gjykatën Administrative”, shkruan shoqata “Al Huda”.

Autoritetet e Zyrihut kanë thënë se kjo qasje nuk është në përputhje me rregullat themelore të arsimit zviceran të obliguar, i cili përfshin tolerancën, hapjen dhe gatishmërinë për t’u angazhuar në dialog.

Në vendim thuhet se kopshtet e fëmijëve dhe shkollat duhet të sigurojnë që nxënësit e tyre nuk janë subjekt i ndikimeve ideologjike që rrënjësisht kundërshtojnë programin arsimor. Po ashtu në vendim thuhet se qëllimet e kopshtit musliman nuk përfaqësojnë vlerat pluraliste të arsimit zviceran.


Më shumë