Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

‘Kërkojnë dorëheqjen e Bashës’, Salianji: Kanë interesa dhe inate personale. Një nga firmëtarët ishte përfaqësuesja e Jozefinës në KQZ

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i ardhshëm i Parlamentit të Shqipërisë, Ervin Salianji ka komentuar situatën politike paszgjedhore në vend.

Përpos kundërshtarit politik, për të cilin tha se ka përdorur mjete jo të ligjshme për të qendruar në pushtet, Salianji ka folur edhe për partinë e tij.

Ish-drejtuesi politik i PD në Korçë gjatë kësaj fushate elektorale ka komentuar zërat kundër Bashës që kanë vërshuar ditët e fundit, si për shembull Bujar Nishani, Fatbardh Kadilli apo Ibsen Elezi, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kreut demokrat.

Salianji tha në “Kjo Javë” se ata kanë interesa dhe inate personale me Bashën, duke mos dhënë asnjë ide gjatë 4 viteve të fundit, madje shtoi se ata gjatë fushatës 25 mars – 25 prill nuk kanë punuar asnjë ditë që PD të vijë në pushtet.

Pyetje: Si i përgjigjeni deklaratave të bëra së fundmi nga Bujar Nishani, Fatbardh Kadilli, etj?

Ervin Salianji: Thellësisht interesa dhe inate personale. Nëse do ishte interesi për demokratët dakord, por është interes për to. Ne do të bëjmë zgjedhje. Këto emra kanë pasur ndonjë kundërshtim këto 4 vite? Ka diskutuar dikush që “duhet bërë diçka më shumë apo kjo rrugë është e gabuar?” Jo. Morali politik është gjë tjetër, por nuk është mbyllur procesi zgjedhor. Ne nuk mund të tradhëtojmë elektoratin tonë, demokratët sepse ata po presin të mbarojë beteja dhe lufta. Lufta nuk ka mbaruar sepse ne nuk mund të lëmë që ata të vjedhin. Këta njerëz që kërkojnë dorëheqje sot në cilën betejë kanë qenë? Një nga firmëtarët është përfaqësuesja në KQZ e partisë së Jozefina Topallit. Brenda datës 22 korrik PD do ketë zgjedhje.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img