Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Kërkojnë dënim me vdekje për Çalamanin, familjarët e Mateos fillojnë të mbledhin firmat e peticionit në Vlorë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Familjarët e vogëlushit i cili u vra nga Klodian Çalamani në mënyrë makabre kanë filluar të mbledhin firmat për peticionin drejtuar qeverisë, ku kërkojnë drejtësi dhe ashpërsim të ligjit për 38-vjeçarin.

Ndërkohë, më herët ditën e sotme familjarë dhe të afërm të vogëlushit ishin para dyerve të gjykatës ditën e sotme ku kanë kërkuar dënimin me vdekje për autorin.

E ëma e Mateos ka ripërsëritur thirrjen për varjen e autorit që i mori të voglin e saj. Ajo ka kërkuar dënimin më të rëndë për autorin.

“Të varet në mes të Fierit, dua ta varin ta djegin. Më mori një foshnje, një 8-vjeçar, ma mori nga shkolla, ma gënjeu dhe mashtroi: I tha Mateo më sill një bukë në shtëpi. Ja çoi. I tha do të iki në shtëpi xhaxhai. Jo hajde futu brenda.”

Ndërsa, babai i 8-vjearit është shprehur se i ka mbetur peng në zemër mënyra se si Çalamani e futi në kurth të voglin.

“Më nisi çunin për bukë. Të vejë çuni ti marrë bukën, t’ia çojë bukën atij dhe të më vrasë, kjo më ka mbetur gozhdë. Të vdes unë tani dhe të shikoj çunin aty ku është . Jam i vdekur, nuk di çfarë të them”.

Më shumë




spot_img








spot_img