“Kërkojmë miratimin tuaj”, FSHF-ja i dërgon letër Qeverisë: A mund të kemi një përgjigje për kampionatin?

Publikuar tek: sport, më 19:32 25-05-2020 “Kërkojmë miratimin tuaj”, FSHF-ja i dërgon letër Qeverisë: A mund të kemi një përgjigje për kampionatin? Sekretari i FSHF Ilir Shulku

Kampionati shqiptar nuk ka marrë ende “dritën” jeshile për të nisur më 3 qershor kur është caktuar edhe data zyrtare nga FSHF-ja dhe klubet e Superligës.

Pas dy takimeve të FSHF-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë u vendos që klubet të kthehen në stërvitje, por mungon miratimi për ndeshjet zyrtare.

Kur duhen edhe një javë nga starti i kampionatit, mungon përgjigja e Qeverisë e për këtë arsye, Federata  i ka nisur një tjetër letër Ministres së sportit, Besa Shahini dhe asaj të Shëndetësisë, Orgerta Manastriliu dhe “ABC News” zbulon se çfarë shkruhet në kë letër.

“Kemi caktuar datën 3 qershor për kampionatin, kërkojmë miratimin tuaj zyrtar. A mund të kemi një përgjigje për kampionatin?”, shkruhet ndër të tjera në letrën që Sekretari Ilir Shulku i ka dërguar dy ministrive. /Marrë Newsport.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091111660003662
array(1) { ["section"]=> string(107) "kerkojme-miratimin-tuaj-fshf-ja-i-dergon-leter-qeverise-a-mund-te-kemi-nje-pergjigje-per-kampionatin-207776" }