Tirana
few clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
56 %
4.6kmh
20 %
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

“Kërkojmë faturë për këpucët e blera në Greqi në ’91”, Edi Rama ju kthehet Dhomave të Tregtisë: Politikanët dhe kriminelët nuk amnistohen!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në një dëgjesë publike për draft-projektligjin e amnistisë fiskale që qeveria e drejtuar prej tij ka prezantuar. Çdo familje emigrante që nuk është përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme, ka të drejtë të sjellë në vend deri në 2 milionë euro pasuri.

Rama ju kundërvu Dhomave të huaja të Tregtisë, të cilat dje dolën me deklarata dhe kërkuan mos miratimin e këtij draft-projektligji. Sipas tij, politikanët, kriminelët dhe 34 kategori të tjera të përfshira në ligj, nuk do mund të kenë të drejtë të përfshihen në amnisti. Kryeministri duke cituar dokumentet, tha se amnistia përfundon në momentin që paratë depozitohen në bankë.

“Merrni dhe shikoni nenet që tha ministrja. Nga presidentët, kryeministrat, ministrat, deputetët, zyrtarët, policët, janë 34 kategori që nuk mund të shkojnë të deklarojnë pasurinë. Të tjetër, të dënuar në Shqipëri dhe në Europë, nuk kanë mundësi të amnistohen”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri tha se emigrantët e ndershëm penalizohen dhe nuk mund të blejnë prona apo të investojnë në atdhe, sepse “kanë në qafë” prokurorinë dhe disa institucione të tjera. ” Pastaj bëjmë vetting dhe ju kërkojmë shqiptarëve fatura për këpucët që kanë blerë në Greqi në ’91”, vijoi ai.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Ne kemi bërë një punë gati 3 vjeçare, se tërmeti na shtyu ta bëjmë këtë. Argumentat që na u dhanë ishin të vlefshëm, ndaj ne e shtymë këtë proces, edhe pse do e kishim më të lehtë të merrnim votat në Parlament në atë kohë. E shtymë se e gjithë ngrehina ligjore kundër pastrimit të parave nuk ishte e ngritur, sot e kemi. E dytat, strukturat e reja të drejtësisë nuk ishin të ngritura, sot janë.

E treta, procesi i fiskalizimit nuk ishte akoma i ngritur, sot është. Dhe të çohen dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë fletërrufe për këtë iniciativë të qeverisë, kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin, dinjitetin dhe të drejtën e Shqipërisë për të pasur ambicione saj. Po Dhoma tregtie, hajde më nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të thotë nuk duhet amnistia.

Të vësh përpara një barrierë, që kjo nuk bëhet, kjo është e papranueshme. Kjo s’bëhet se shqiptarët janë kriminelë, apo se paratë e shqiptarëve duhet të rrinë jashtë? Të flasim hapur, pse nuk bëhet kjo? Është legjitime që shqiptarët janë në disa vende të Evropës pjesë e motorëve strategjikë të këtyre vendeve. Ata shqiptarë që 30 vite më parë priteshin me këmbët e para dhe liheshin si kafshë në porte e aeroporte.


Ata janë sot pjesë e motorëve të ekonomisë së disa vendeve të Evropës. Ata kanë punuar nga 2-3 punë, kanë punuar në të zezë nga pronarët e tyre evropianë. Që të themi të vërtetën. Një pjesë të parave të tyre në të zezë ata nuk kanë mundësi sot t’i çojnë nëpër banka. Sot një emigrant në Angli, meqë Anglia e ka merak, për të sjellë një shumë qesharake eurosh duhet të heqi picirin.

Për të marrë përsipër të blejë një apartament, duhet të heqi në qafë prokuroria e shumë të tjera. Për paratë që ka bërë me punë atje. Pse? Nuk blen dot një pronë në vendin e vetë se i dalin para 700 lojë strukturash. Mos ta bëjmë amnistinë? Pse po nuk u bë ajo, Shqipëria do formalizojë keshin? Kur të tjerët kishin banka, ne kishim llogaritarët e koperativës. Thuhej që ishin gjakpirëse të popullit. Bankën e parë private këtu e kemi bërë në vitet ’90.

Pastaj bëjmë vetting dhe ju kërkojmë shqiptarëve fatura për këpucët që kanë blerë në Greqi në ’91.

Ka risqe. Patjetër që ka risqe. Po bëjmë një ligj që e përmban Kushtetuta. Po bëjmë një ligj që krahasuar me amnistitë fiskale dhe penale të bëra në vendet e BE, është shumë më e shtrënguar. Merrni dhe shikoni nenet që tha ministrja. Nga presidentët, kryeministrat, ministrat, deputetët, zyrtarët, policët, janë 34 kategori që nuk mund të shkojnë të deklarojnë pasurinë.

Të tjetër, të dënuar në Shqipëri dhe në Europë, nuk kanë mundësi të amnistohen. Nëse policia britanike ka një subjekt që e ka nën hetim, ai nuk vjen këtu të vërë para asgjëkundi. Dhe tjetra që është akoma më e rëndësishme, këtu s’kemi të bëjmë me njerëz që nuk kanë lexuar ligjin, por njerëz që ju thonë shqiptarëve ju jeni me bisht.

Janë njerëz që nuk e kanë lexuar ligjin. Se [po ta lexonin do e shikonin që amnistia përfundon pas përfundimit të parave. Pra, nëse ti depoziton paratë dhe gjendesh në subjektet që janë këtu (subjektet e ndaluara), ato para sekuestrohen në momentin që personi del i lidhur me një nga këto subjekte.

Më shumë


spot_img









spot_img