Hapësire reklamuese

Politikë

Kërkoi zgjedhje të parakohshme, deputeti i opozitës sulmon gazetarin: Në 30 vite sot t'u zgjidh gjuha? Si ish-sigurims duhet të ishe...

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_283266" align="alignnone" width=""]Deputeti Arlind Çaçani - Gazetari Mentor Kikia[/caption]

Deputeti Arlind Çaçani sulmon gazetarin e njohur Mentor Kikia pas një shkrimi të këtij të fundit ku kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme sa më parë.

Deputeti Çaçani quan gazetarin Kikia ish-sigurims, ndërsa thotë se gazetarët kanë 30 vjet që helmojnë opinionin publik "sipas porosive të padronëve".

Postimi i plotë i deputetit Arlind Çaçani:

Qetesohu "Kapterr Kikia"! Në këto 30 vjet, sot t'u zgjidh gjuha dhe u kujtove që deputetët marrin rrogë. Si një ish- spiun i Sigurimit të Shtetit duhet të ishe hedhur kohë më parë në veprim.

Po si nuk t'u mbyll ajo goja as ty dhe as gjithë sojit tuaj???

Keni 8 muaj që na shani, ofendoni dhe nuk keni lënë gjë pa na thënë. Gjithë këto kohë jeni marrë veç me ne dhe harroni se kush e ka shkatërruar këtë vend për 30 vjet rresht. Sot, që pronarët tuaj po humbin pushtetin jeni sulur si hijena mbi ne. Mentor: "Nuk ikim ne pa filluar të veprojë SPAK-u". Nuk ikim pa ndryshuar Sistemin Zgjedhor dhe mbaje mend këtë gjë: "Jemi shumë herë më mirë se ata që ishin para nesh.

Keni 30-vjet që helmoni opinjonin publik, sipas porosise se padrinove. Jeni bashk-fajtore!

72617607_785688908519387_7369102679416504320_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu