Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për biznesmenin Pëllumb Gjoka.
Gjoka kishte bërë ankimim në GJKKO për zëvëndësim të masës së sigurisë. Ka qenë gjyqtarja, Atalana Zeqiraj ajo e cila ditën e sotme rrëzoi këtë kërkesë të biznesmenit.
Ai u arrestuar si pjesë e një grupi kriminal pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin SKY ECC pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në porositje vrasjesh të pafinalizuar në Shkodër dhe Tiranë. Gjithashtu akuzohet se ka qenë në dijeni dhe siguruar kushte për krime të tjera të kryera, nga Behar Bajri dhe persona të tjerë të arrestuar në këtë dosje të njohur si Metamorfoza.
Ndër të tjera, Gjokahetohet nga SPAK edhe si pjesë e një grupi kriminal, dyshohet se i ka përfituar këto prona, duke falsifikuar dokumente në bashkëpunim me persona të tjerë.
Ky sekuestrim erdhi pas hetimit penal të nisur ndaj tij, teksa SPAK ka të hapur edhe hetimin pasuror prej gushtit dhe është duke kaluar në sitë edhe pasuri të tjera në pronësi të biznesmenit dhe të afërmve të tij.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ra në pranga në fund të muajit korrik, pas zbardhjes së disa komunikimeve në platformën SKY, të sjella nga autoritetet franceze.