Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Gjykata Speciale: Ardian Çapja mbetet në burg

Shkruar nga Newsbomb
Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Gjykata Speciale: Ardian

Gjykata Speciale GJKKO ka refuzuar kërkesën e Ardian Çapjas, i cili ka kërkuar t’i ndryshohet masa e sigurisë.

Përmes avokatit të tij, Ardian Çapja ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshimin e masës, në një vendim më të lehtë. Mirëpo SPAK ka vendosur që Çapja të mbetet në burg.

Kujtojmë që Çapja akuzohet për vrasjen e babë e bir (Gentian dhe Nezir Beqiri) në vitin 2012.

Kush është Ardjan Çapja

53 vjeçari njihet si një person me ndikim në qytetin e Elbasanit, dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale, në të shumtën e rasteve si “shënjestër” atentatesh. Ardjan Çapja u ka mbijetuar 4 atentateve, i fundit i ndodhur në qershor 2020.

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit

Gentian Beqiri ka qenë dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Ai qëndronte në shtëpinë e tij në Elbasan dhe ruhej nga Policia. Si i përfshirë në këtë vrasjes është ekstraduar nga Italia Etien Cani.

Duke qenë se ky i fundit ishte shok fëmijërie me Beqirin, ai u lejua nga efektivët e Policisë që të futej në shtëpinë e tij. Aty, u ekzekutuan Gentian Beqiri dhe babai i tij Nezir Beqiri. Po në lidhje me këtë vrasjes, është arrestuar në Greqi në 2020 shtetasi Jorgo Leku.

Jorgo Leku, 41 vjeç, i njohur edhe me tre identitete të tjera si Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou është vënë në pranga nga Interpol Athina pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasjen e 15 gushtit 2012.

Sipas Policisë, Ardian Çapja dhe Florenc Çapja, në vitin 2012 dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll