Hapësire reklamuese

Rajoni

Kërkoi votëbesimin në parlament, deputetët shpëtojnë me dy vota për të dytën herë qeverinë e Zoran Zaev

Shkruar nga Newsbomb
Zoran Zaev

Shumica parlamentare duartrokiti edhe njëherë për Qeverinë e Zoran Zaev.

Kësaj radhe për besimin e dëshmuar me 62 vota për Qeverinë, procedurë e parashtruar nga kryeministri Zoran Zaev. Gjatë votimit, opozita nuk ishte prezent në sallë.

Zaev para votimit deklaroi se ky mocion kishte për qëllim përgënjeshtrimin e pretendimeve të opozitës maqedonase në krye me Hristijan Mickoskit se posedon shumicë e cila do ta rrëzon Qeverinë “Zaev 2”.

“6 muaj pasi unë mora besimin për këtë Qeveri, 6 muaj thonë se kjo Qeveri do të bjere, se nuk ka besim. 3-4 muaj paralajmërojnë procedura për mos besimin e Qeverisë e që sot të mos jenë as prezent në sallë. Kjo është çështje guximi dhe përgjegjësie”, deklaroi Zoran Zaev.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.