Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkoi të marrë pjesë në Kuvend, shtyhet sërish seanca për Berishën në Apel

Shkruar nga Newsbomb
Kërkoi të marrë pjesë në Kuvend, shtyhet sërish

Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Apelit për ish-kryeminsitin Sali Berisha i cili prej 30 dhjetorit është nën masën "arrest shtëpie". Në seancën e sotme  duhej të shqyrtohej kërkesa e Berishës për të lejuar pjesëmarrjen e tij në seancat plenare të Kuvendit.

Seanca e radhës do të mbahet më datën 25 mars, ora 9:00. Pas mbylljes së seancës, avokati i Sali Berishës, Genc gjokutaj në një deklaratë për mediat ka thënë se shkak i shtyrjes së seancës ishte mungesa e prokurorëve.

Gjokutaj u shpreh se shtyrja e shqyrëtimit të kërkesës dhe mungesa e prokurorëve me qëllim pasi kërkojnë që të djegin mandatin e ish-kryeminsitrit Slai Berisha.

"Prokurorët kishin dorëzuar një shkresë në të cilën thuhej se për arsye profesionale, ata nuk mund të ishin prezent. Sigurisht ky është një sebep, një justifikim, ata janë dy prokurorë, të paktën njëri prej tyre duhet të ishte prezent.

Nuk e kuptoj termin arsye profesionale, sepse profesioni i prokurorit është në hetim dhe gjykim.

Nuk i di arsyet e tjera, por sigurisht me angazhimin e zotit Rama në punët e tjera, kontakti është shkëputur dhe caktuan një datë tjetër derisa të rivendoset SPAK në kontakt me zotin Rama,” - tha Gjokutaj.

Edhe më herët Gjokutaj a deklaruar se Rama do të arrijë qëllimin që ka vendosur për të djegur mandatin e Berishës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë e akuzon ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi për veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani”.

Në vijim të hetimit, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, nga:

Shtetasi Sali Berisha, është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese