Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Kërkoi të dilte në pension 65 vjeç, KPA përjashton 15 vjet nga drejtësia prokurorin Bilbil Mete

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Bilbil Mete.

Bilbil Mete i cili ishte me detyrë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kërkoi të dilte në pension 65 vjeç, ishte në proces Vetingu që nga viti 2018. Këshilli i Prokurorisë deklaroi mbarimin e statusit për shkak dorëheqje, pasi mosha e pensionit është 67 vjeç,.

Kështu Komisioni i Vetingut ndërpreu verifikimin dhe e përjashtoi nga sistemi i drejtësisë. Ky vendim u apelua nga prokurori Mete, por kërkesa e tij u rrëzua nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK.

Njoftim vendimi KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.3/2021 datë 14.01.2021, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Bilbil Mete, kundër vendimit nr. 322, datë 10.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 322, datë 10.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Bilbil Mete. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Më shumë

spot_img
spot_img