Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Kërkoi rritje çmimi, por nuk u pranua nga Bashkia Shkodër, landfilli i Bushatit vë traun për depozitimin e mbetjeve, Ademi: Jemi para një katastrofe mjedisore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

545db27de0ab120bbb10ef4b65281541

Pas vendimit për rritjen e tarifës me 43% për depozitimin e mbetjeve, i cili nuk u prit mirë nga Prefektura dhe Bashkia e Shkodrës, Landfilli i Bushatit ka ulur traun për depozitimin e mbetjeve nga Bashkia Shkodër.

Sipas drejtuesve të firmës, kamionët nuk kanë nënshtruar kontratën e re me çmimin e ri për depozitimin e mbetjeve. Mësohet se dy mjeteve të pastrimit të Bashkisë Shkodër nuk u është lejuar depozitimi i mbetjeve.

shkoder-499x405.png

Në orët në vijim pritet që në landfill të mbërrijnë dhe mjete të tjera, çka pritet të sjellë një situatë anormale sa i takon pastrimit të qytetit të Shkodrës. Drejtues të këtij institucioni u kanë bërë presion firmave të pastrimit për të firmosur një kontratë të re më çmimin e rritur. 

Vendimit për rritjen e tarifës se depozitimit të mbetjeve i ka dalë menjëherë kundër kryetarja e Bashkisë Shkoder, Voltana Ademi. Ajo ka mbërritur pasditen e kësaj të mërkure në landfillin e Bushatit pranë 2 kompanive që nuk u lejuan të depozitonin mbetjet. Ademi tha se kjo situatë do të sjellë katastrofë mjedisore nëse institucionet nuk ndërhyjnë.

“Jemi para një katastrofë mjedisore, institucionet duhet të ndërhyjnë. Kam vënë në dijeni edhe ministrin Klosi për këtë çështje. Mjetet janë bllokuar sonte dhe situata është e rëndë, e gjithë bashkia Shkodër pa shërbim pastrimi. Prefektja të mbledh palët dhe të gjejë zgjidhjen e shpejtë. E njëjta situatë edhe në bashkinë Lezhë”, tha Ademi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img