Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Kërkoi ringritjen e PD, Nard Ndoka i përgjigjet ashpër Topallit: Qetësoju Jozefinë, po vajton pushtetin e humbur! Nëse Lulzim Basha bën GABIM nesër nuk e…(E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka i është përgjigjur ashpër, ish-deputetes së PD, Jozefina Topallit për deklaratën e kësaj të fundit ndaj Lulzim Bashës.

Në një koment të gjatë, Ndoka i kërkon Topallit të qetësohet, pasi sipas tij Basha nuk ka humbur pushtet, por ka fituar qytetarët.

Topalli u shpreh se ka ardhur koha për ringritjen e PD, duke bërë përgjegjës Bashën që i la demokratët pa asnjë bashki, ndërkohë Ndoka shprehet se ajo po vajton pushtetin e humbur.

“Sot duhet të zhbllokojmë sistemin, që ti Jozi e bllokove me zhelet e Taulantit dje dhe Rama me grupet kriminale sot. Durim Jozefinë, Lulzim Basha ka dorëzuar të gjithë pushtetin, për të fituar sistemin, për të garantuar votën e lirë, për të vendosur standardet edhe per dekadat që vijnë”, shprehet mes të tjerash Ndoka.

Komenti i plotë:

Qetësoju Jozefinë, lutu Jozefinë!

Rama humbi pushtetin, Lulzim Basha fitoj qytetarët!

Dje, kur Jozi ishte numri dy i shtetit dhe partisë, sëbashku me disa kolegë luftuam për sistemin me grevë urie në Kuvend, përballë saj, Berishës dhe Ramës.

Jozi sot, përseri po vajton për pushtetin e humbur, ndërsa Ne qëndrojmë përballë Ramës dhe krimit në politikë, përballë regjimit që Jozi vetëm sa tentoj ta kapë prej zhelesh!

Pushteti nuk është punë o Jozefinë, as nuk duhet parë si i tillë, por si përfaqësim i vullnetit të lirë të qytetarëve.

Sot duhet të zhbllokojmë sistemin, që ti Jozi e bllokove me zhelet e Taulantit dje dhe Rama me grupet kriminale sot.

Durim Jozefinë, Lulzim Basha ka dorëzuar të gjithë pushtetin, për të fituar sistemin, për të garantuar votën e lirë, për të vendosur standardet edhe per dekadat që vijnë.

Pushteti nuk është vend pune, nuk është hakmarrje, as privilegj, por mandat i qytetarëve.

Lulzim Basha ka dorëzuar pushtetet me vetëdije në koordinim me aleatet e Opozitës së Bashkuar, por Ai ka fituar qytetarët sot dhe nesër kauzën e të gjithëve!

A do mundesh Jozefinë të kërkosh falje, së pari, Demokristianëve Shqiptarë që i luftove aq shumë me pushtetin tënd të dhuruar. Së dyti Jozefinë, a mundesh ti kërkosh falje Lulzim Bashës, që ke disa vite që vetëm e gjuan me shigjeta anash dhe pas krahëve.

Qetësoju Jozefinë, lutu Jozefinë; për vete, për familjen politike, për kundershtarët, për vendin tend. Një lutje si katolike, e ke detyrim moral për Demokristianët Shqiptarë!

Vendi sot ishte në rrezik Jozefinë, Rilindja me bandat e veta po tentonte të rikthente sistemin monopartiak, qytetarët shqiptarë e refuzuan Edi Ramën dhe na dhanë shpresë e kurajo të gjithëve.

Së pari Lulzim Bashës i treguan, se kur nuk ke synim të verbër pushtetin, të japim besimin dhe mundësinë për të na qeverisur.

Sot Lulzim Basha nuk humbi pushtet Jozefinë, por fitoi besim e shpresë nga qytetarët shqiptarë.

Lulzim Basha sot meriton vëmendje dhe mbështetje, ka humbur dhe fituar beteja politike, por sot ka fituar qytetari dhe besim.

Është koha, të lëmë mënjanë pakënaqësitë, xhelozitë, shigjetat e gërr-gërret tona pa fund, por të bashkohemi kundër Edi Ramës, si e keqja e ketij vendi.

Lulzim Basha nëse bën gabime nesër, nuk e falim Ne, nuk e falin as qytetarët!

Unë nuk po luftoj që Lulzim Basha të vijë në pushtet, por dua një sistem që të kontrollojë edhe Lulzim Bashën nesër si Kryeministër.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img