Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkoi rigjykim për shkelje, Kushtetuesja ‘rrëzon’ Arben Frrokun

Shkruar nga Newsbomb

Ndërsa ndodhet në Hollandë në pritje të ekstradimit, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Arben Frrokut për rigjykim.

Vendimi është marrë me 4 vota pro dhe dy kundër. Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Lamajt, kërkoi rigjykim për shkelje kushtetuese

Krimet e Rënda e shpallën të pafajshëm në 2015-ën, ndërsa u largua kur Apeli rrëzoi vendimin e shkallës së parë dhe vendosi “dënim të përjetshëm” për të.

Frroku u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në Holandë për llogari të autoriteteve shqiptare një vit më parë nga ku pritet te ekstradohet ne Shqipëri ku do te vuajë dënimin me burg përjetë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll