Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkoi që ta takonte, Rama viziton 111-vjeçaren e vaksinuar në Shkodër: Mendja top e zemra e bardhë si bora...(E PLOTË-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar të moshuarën Zenepe Pirani në Shkodër, e cila kishte shprehur dëshirën për ta takur.

Rama ka shkuar në shtëpinë e 111-vjeçares me një buqetë të madhe me lule, së bashku me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

111-vjeçarja kishte shprehur dëshirën për të takur kryeministrin, kur mori vaksinën Pfizer.

"111 vjec dhe tanimë e vaksinuar, mendja top e zemra e bardhë si bora - Jeta është vendi i mrekullive", shkruan Rama krahas postimit.

Pjesë nga biseda:

Rama: Unë nuk të njihja por kur pashë se doja me më takuar erdha...

E moshuara: Faleminderit, shumë faleminderit!

Ogerta Manastirliu: Gjatë gjithë jetës ka pirë vetëm parcetomol. E ka pranuar vaksinën Pfizer edhe e bëri.

Rama: Ti je sa me lind unë edhe me u bë edhe një herë prap kaq. Po kshu mendjen e paska top...

E moshura: U kënaqa që erdhe...

Rama: Mos u lodh më, edhe unë u kënaqa shumë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll