Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, GJKKO vendos: Adriatik Llalla të arrestohet e të burgoset!

Shkruar nga Newsbomb
Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, GJKKO vendos: Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e disatë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili kërkonte pezullimin e ekzekutimi të dënimit me 2 vite burg.  Ish-kryeprokurori shqiptar u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata, edhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode.

Vendimin për ta lënë në burg e ka dhënë gjyqtarja e Apelit, Nertina Kosova, paraditen e kësaj të mërkure datë 10 nëntor 2021.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës kërkoi pezullim të dënimit me 2 vite burg. Nga arratia nëpërmjet avokatit ai kërkoi pezullim ekzekutimi të vendimit, duke kërkuar që Llalla të mos qëndrojë në burg nëse arrestohet për shkak të problemeve shëndetësore që ka.

Por Apeli i Posaçëm ka vendosur ta rrëzojë këtë kërkesë, kështu që Llalla do të arrestohet dhe do të vihet pas hekurave.

Kujtojmë që Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode. Ai është arratisur nga Shqipëria dhe për këtë SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.