Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Apelit “rrëzon” Marjus Demën, vrau shokun e ngushtë te “5 Maji”

Shkruar nga Newsbomb
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Apelit

Marjus Dema, i riu që vrau me armë zjarri mikun e tij Mehmet Qema (dyshohet aksidentalisht) në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ka kërkuar nga Gjykata e Apelit ndryshimin e masës së sigurisë, shkruan newsbomb.al.

Përmes avokatit të tij, Marjus Dema ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë pasi shkalla e parë ka dhënë për të “Arrest me burg”. 28 vjeçari ka kërkuar masë më të butë sigurie por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit.

Si ndodhi ngjarja

Mësohet se Mehmet Qema prej disa orësh ndodhej në lokal me miqtë e tij, mes tyre dhe autori i dyshuar Marjus Dema. Siç njofton dhe Policia, rreth orës 23.15 të mbrëmjes së 10 Majit, 27 vjeçari ka mbetur i plagosur me armë zjarri, por rrethanat mbeten të paqarta.

Burimet bëjnë me dije se ka qenë një prej shokëve që ishte në lokal me Mehmet Qemën ai që ka nxjerr armën dhe ka qëlluar për vdekje shokun e tij. Marjus Dema, deri tani i shpallur në kërkim si autor i dyshuar, nuk dihet se në çfarë rrethanash ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me një plumb të vetëm në gjoks mikun e tij 27 vjeçar, shkruan neësbomb.al.

Prej disa orësh ai qëndronte në lokal bashkë me viktimën dhe shokë të tjerë të tyre.

Menjëherë pas ngjarjes Marjus Dema është larguar, ndërsa shokët që ishin në tavolinë me 27 vjeçarin e kanë marrë të gjakosur dhe e kanë dërguar vetë te QSUT-ja. Pavarësisht, se ka mbërritur atje me shenja jete, Mehmet Qema nuk ka mundur të jetojë.

Dyshohet se ai ka qëlluar aksidentalisht me një plumb në gjoks mikun e tij Mehmet Qema, teksa luante me një armë zjarri pistoletë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.