Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kërkoi ndihmë për babanë e prekur me Covid, Gent Cakaj jep lajmin e mirë: Është siguruar plazma e gjakut, Zoti ju ruajt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

748fbed18aa563dfdf0b87b36ed86b00

Ish-ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij, Shkelzen Cakaj.

Përmes një njotimi në Facebook, ai falenderon dashamirësit dhe shpreh mirënjohje të thellë për ata që u treguan të gatshëm për të dhënë ndihmë.

Më herët Gent Cakaj kishte bërë thirrje për ndihmë për babain e tij, të cilit i duhej plazmë gjaku e grupit A pozitiv, pasi është i infektuar me COVID-19.

Postimi i plotë i Gent Cakajt

Miq e dashamirës, Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin. Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë! Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë!

Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Zoti ju ruajt! Sinqerisht, Genti

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img