Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkoi miqtë si dëshmitarë, rrëzohet kërkesa e Laert Haxhiut

Shkruar nga Newsbomb
Kërkoi miqtë si dëshmitarë, rrëzohet kërkesa e

Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e avokatit të Laert Haxhiut për marrjen në pytje të dy miqve të klientit të tij, ORges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit. Burime për mediat bëjnë me dije se seanca e radhës do të mbahet më 29 shkurt, ku do të njoftohen tre dëshmitar të mbrojtjes.

Kujtojmë që Laert Haxhiu u arrestua muaj më parë në Janinë dhe ndodhet në qeli, ndërsa shteti shqiptar ka nisur betejën e ekstradimit.

Ai është dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ngjarje për të cilën më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm bashkëpunëtoret e tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Ndërkohë, Artan Tafani, “çelësi” i cili zbardhi vrasjet më të bujshme me pagesë në vend, për llogari të grupit të Laert Haxhiut, tregoi për vrasjen e Alban Semakut, Çajup Selimit, Albi Bashaliut, Fridmand Xhaferrajt, Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit.

Sipas tij, Laert Haxhiu ka paguar për disa nga vrasjet Bledar Berberin, Mariglen Topuzin dhe Firdeus Berberin.

Artan Tafani gjithashtu bëri me dije se Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shenjestër të Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes.  Edhe Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokati i Lushnjës, Adriatik Doga, ishin në “rrethi ne kuq” të Haxhiut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese