Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kërkoi lirimin, Apeli i Posaçëm rrëzon ish zv.ministrin Klodjan Rrjepaj

Shkruar nga Newsbomb
Kërkoi lirimin, Apeli i Posaçëm rrëzon ish zv.ministrin

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën ish-zëvëndësministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj, i cili kërkoi ndyshimin e masës së sigurisë. Rjepaj gjithashtu kundërshtoi zgjatjen e afateve hetimore nga GJKKO me 1 muaj e 15 ditë, por edhe kjo kërkesë e tij u refuzua.

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj ra në pranga me urdhër të SPAK për hetimet që po kryhen për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale. U arrestua edhe  biznesmeni që mori tenderin Ilir Rrapaj. Ai u ndalua teksa ishte me pushime në jug.

Rrapaj u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës, me urdhër të SPAK. Për të ka pasur disa fletë-thirrje nga SPAK për t’u marrë në pytje në lidhje me tenderin e sterelizimit, por që nuk është përgjigjur, çka ka bërë që SPAK në këto kushte të njoftojë Policinë e Shtetit që në momentin që do lokalizojnë personin në fjalë, të bëhet shoqërimi me forcë.

Sakaq, drejtuesit ekonomikë dhe juridikë të ministrisë së Shëndetësisë, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjanaj u lanë në arrest shtëpie, ndërsa rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata dhe tre anëtarët e tjerë të komisionit, Petref Mersini, Genc Byrazeri dhe Naile Ajazi do të hetohen në masën e detyrimit të paraqitjes.

Genc Byrazeri është kushëriri i parë i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Byrazeri ka qenë anëtar i komisionti të Prokurorimeve që ka mundësuar dhënien e koncesionit për biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili kishte për detyrë përgatitjen e studimit të fizibilitetit që ka rezultuar se mban të dhëna të rreme.

Ndërsa, Arben Gjata në 2015 ka qenë në komisionin e koncensionit të sterilizimit. Në dëshminë e dhënë në SPAK Gjata tha se infeksionet spitalore, ishin arsyeja kryesore se përse koncesioni ishte mënyra e vetme për të përmirësuar situatën në spitalet në vend dhe për të patyr një shërbim më cilësor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese