Hapësire reklamuese

Rajoni

Kërkoi falje për gjenocidet serbe në Kosovë, arrestohet politikani serb

Shkruar nga Newsbomb
Kërkoi falje për gjenocidet serbe në Kosovë, arrestohet

Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sanduloviç, është arrestuar nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA), rreth orës 16:00 ditën e djeshme. Ky lajm është bërë me dije nga vetë avokati i tij, Çedomir Stojkoviç, i cili ka thënë se klienti i tij është arrestuar pasi kishte rikthyer në vëmendje edhe njëherë vizitën që kishte bërë në Prekaz ku dhe kishte kërkuar falje për krimet e Serbisë.

Politikan republikan serb më 2 janar në rrjetet e tij sociale kishte rikthyer vizitën që kishte bërë në Prekaz në shkrut të vitit të kaluar. Ai kishte theksuar se është i vetmi politikan serb që ka ardhur të nderojë viktimat e pafajshme shqiptare.

”Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekazi. Kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar në postimin e tij më 2 janar Sanduloviç.

Sipas avokatit të tij ky postim është bërë edhe shkak i arrestimit.

”Vetëm 1 ditë pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998, dhe vetëm 1 minutë pasi media e regjimit filloi një fushatë të orkestruar urrejtjeje kundër tij për shkak të atij postimi, fjali të thjeshta që shprehin ngushëllime”, ka shkruar avokati.

https://twitter.com/Sandulovic_N/status/1742161632682291393

Ndërkohë, në media thuhet se Sanduloviç është dërguar në një vend të panjohur, ndërkohë si policia ashtu dhe BIA nuk kanë pranuar që t’i japin informacione bashkëshortes së tij se ku ndodhet. Ata gjithashtu

Nikolla Sanduloviq është dërguar sot në një vend të panjohur, si policia ashtu edhe BIA nuk kanë pranuar t’i tregojnë gruas së Nikollës se ku ndodhet dhe familja e tij tani po kalon momente të vështira. Ata gjithashtu refuzojnë t’ua japin këtë informacion avokatëve të tij.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese