Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka për bashkimin e dy dosjeve të inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit.
Më herët avokatët e Kokës u shprehën se kërkuan të bashkohet gjykimi nën argumentimin se çështjet janë në të njëjtën fazë dhe pothuajse janë të njejtet te pandehur.
Ndaj tij rëndojnë akuza për të dyja dosjet dhe aktualisht Koka ka dy masa sigurie “Arrest në burg”.
Lefter Koka u prangos më 14 dhjetor në shtëpinë e tij, ndërsa arrestimi i tij ka lidhje me kallëzimin penal të bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, për dosjen e inceneratorëve. Disa muaj pas ish-ministrit, u arrestua dhe deputeti socialist Alqi Bllako.
Të dy ish-zyrtarët e lartë të shtetit qëndrojnë në paraburgimin e Durrësit, në pritje të përfundimit të gjyqeve dhe komunikimit të dënimit final. Nga ana e SPAK, janë mbyllur hetimet për të dy inceneratorët, Elbasanin dhe Fierit, e për këtë si Koka dhe Bllako, janë marrë të pandehur.