Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën 'detyrim paraqitje' për gjyqtaren Mimoza Margjeka.
Ajo ishte në ‘arrest shtëpie’, ndërsa tani GJKKO ka vendosur masën 'detyrim paraqitje' për gjyqtaren.
Kujtojmë që nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme u zbulua se Margjeka ka marrë 6000 euro për të liruar nga burgu Orion Balit kundrejt "garancisë pasurore".
Në përgjim u përfshinë bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara, avokati i Orion Balit, Skënder Demiraj, vëllai i të pandehurit Nejton Bali dhe sekseri Klaudjo Zhilla.