Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kërkoi 5 milion eurot e sekuestruara, Gjykata e Lartë i thotë “JO” Kastriot Ismailajt, biznesmenit të skandalit CEZ-DIA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Kastriot Ismailajt, i cili bëri ankimim për të rimarë 5 milion eurot e konfiskuara.

Kujtojmë se Ismailaj u dënua pasi u pagua nga CEZ 6.5 mln dollarë, për të mbledhur borxhet, por këtë shërbim nuk e kreu.

Paratë e marra nga DIA te CEZ janë shpërndarë nëpër llogaritë e 15 kompanive të tjera. Biznesmeni Kastriot Ismailaj, është dënuar me 11 vite burg për skandalin CEZ-DIA.

Ai u arrestua 12 maj 2015 nga Sektori i Pastrimit të Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit për veprën e mashtrimit në shuma të mëdha dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Historia e mashtrimeve:

Në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.

Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete.

Sipas burimeve nga prokuroria, bëhet fjalë për shuma financiare që ka dyshime të forta se i përkasin njerëzve të politikës dhe personave VIP në Shqipëri, pasi kjo kompani fantazmë nuk ka kryer as vjeljen e borxheve të “CEZ Shpërndarje”, për të justifikuar transfertat, aq më tepër që shuma e transferta është shumë më e madhe se 5 milion euro.

Kastriot Ismailaj, nën “maskën” e marrëveshjes me kompaninë çeke, “CEZ Shpërndarja”, për mbledhjen e borxheve ka kryer mbi 100 transaksione bankare, para këto që kanë qenë të personave të rrethit shoqëror të tij.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img