Kërkohet strehim për 4 qenushët që u dhunuan dje nga gruaja te "Myslym Shyri"
Shkruar nga Newsbomb
Qendra për shpëtimin e kafshëve "Ars Albania" bën thirrje për të ndihmuar katër qenushët që u dhunuan dje barbarisht nga shtetësja Gera Kulla, në zonën e "Myslym Shyrit".
"Urgjente! Urgjente! Urgjente! Urgjente! Kerkohet strehim per qente e publikuar ne videon e djeshme. Jane kater kelyshe qe duhet te hiqen sa me shpejt nga nje situate e rende dhe e veshtire, si per ta po dhe per personin qe i mban‼ Jane 6 muajsh dhe na duhet nje vend SOT.Sapo kane kaluar parvon dhe duhet te kene nje strehim te pershatshem per gjendjen e tyre. Nuk duam dhe nuk mund te themi me shume por ajo u kerkojme eshte te bejme virale kete post per ti gjetur nje familje apo sistemim sa me pare", thuhet në njoftimin e qëndrës së kafshëve.
Lexo edhe: E rëndë/ Gruaja që “mbron” qentë nga rruga dhunon barbarish katërputroshin në Tiranë