Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkohet shkarkimi! Komisioneri publik ankimon vendimin për Donika Prelën

Shkruar nga Newsbomb

Komisioneri Publik ankimon vendimin për drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela.

 

Prela kaloi me sukses procesin e vettingut por mesa duket Komisioneri Publik nuk është dakord me këtë vendim të KPK, marrë më datë 5 shkurt 2019.

Kujtojmë se pas procesit të Vettingut, Prela, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda aplikoi për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar. Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll