Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kërkohet shkarkimi i Vangjush Dakos, Basha: Të nis hetimi për konspiracion kriminal, liroi Lul Berishën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a4dfdbc3e2b64f28b65e3d5d1ee615e5

Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos, pas përfshirjes së tij në skandalin e lirimit të Lulzim Berishës.

Gjatë një konference nga selia blu, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të shkarkojë Dakon, ndërsa nga prokuroria të nis hetimet për konspiracion kriminal.

“Këshilltarët bashkiak të PD-së në Durrës dhe deputetët e këtij qyteti kanë vendosur t’i kërkojnë kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të Vangjush Dakos. I kërkoj sot prokurorit të nisë hetimet për konspiracion kriminal të Dakos në favor të krimit, siç ishte lirimi i Lulzim Berishës nga burgu”, tha Basha.

Basha u shpreh se bashkimi i politikës me krimin ka vrarë shpresën në Shqipëri dhe se organizatat kriminale përbëjnë sot shtyllën kryesore të qeverisë Rama.

“Edi Rama është sot vegël dhe peng i disa kriminelëve dhe organizatave të fuqishme kriminale. Edi Rama i përdori kriminelët për ta ardhur në pushtet dhe tani po përdoret nga kriminelët për të fuqizuar pozitat e tyre”, deklaroi kreu i opozitës.

Lexo edhe:

Ben Blushi: Amerikanët e kanë gabim, ishte Lul Berisha ai që punësoi Vangjush Dakon   

Reagon për herë të parë Vangjush Dako: Lulzim Berishës i garantoj punë vullnetare, asnjë shkelje

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img