Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Kërkohet një i çmendur për lider!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Oga, ekskluzivisht për newsbomb.al

Na duhet një lider!

Na duhet sot!

Gjysma e shqiptarëve mendojnë se lideri që kemi është ai i duhuri, por shumë shpejt “portofoli” do t’i detyrojë ta mendojë edhe njëherë. Çmimet u rritën, kurse rrogat dhe pensionet “do të”. Shumica do të shtrëngojnë rripat dhe do të durojnë, siç kanë bërë gjithë jetën, por një pjesë në rritje do të kuptojë se ndoshta një lider tjetër do të ishte më i përshtatshëm për jetët e tyre! Një lider me ide dhe me punë të tjera. Me punë të mira për të gjithë, jo vetëm për një grusht të vogël me njerëz që e mbajnë në pushtet se u duhet. Një lider që edhe kur nuk ka kriza, i shpik ose i amplifikon ato, sepse nuk qeveris dot pa një krizë. E njeh aq mirë popullin e tij, sa është bërë mjeshtër ndërkombëtar i “kërbaçit dhe karrotës”.

Na duhet një lider tjetër!

Na duhet shumë shpejt!

Na duhet një lider që të mbledhë popullin përballë këtij që kemi.

Na duhet më parë sesa ky që kemi  të bëhet mbret edhe “me letra”, sepse atëherë do të jetë shumë vonë!

Avash, mund të thotë dikush, ne e kemi një lider që qëndron përballë këtij.

Është Lulzim Basha!

Jo zotëri, do ta kundërshtonte dikush tjetër. Lulzim Basha nuk është lider, është humbës serial, është oportunist “par exelence”, është “pjellë (jo)politike” e një lideri i cili jeton me ambicien që të jetë lider edhe shumë vite pasi të ketë fluturuar në qiell!

Lulzim Basha është “pjellë (jo)politike”, e papjekur dhe e papjekshme e një të çmenduri, i cili dikur ishte një lider i vërtetë!

Qëndrojmë pak këtu!

Të jesh lider, duhet të jesh i çmendur! Ky është kusht i patjetërsueshëm për këdo që ka ambicjen të bëhet lider i një populli si ky yni. Mbase kjo nuk vlen për Gjermaninë, Suedinë apo Kanadanë, por të jesh lider i shqiptarëve, i kësaj specie të pashoq në të gjithë Botën, duhet të jesh i çmendur që në krye të herës! Duhet të jesh i çmendur që shqiptarët të të konsiderojnë lider! Kur merr pushtetin dhe e ushtron atë, çmendesh akoma edhe më tepër. Sa më gjatë ta ushtrosh, aq më tepër çmendesh! Përveç çfarë ke qenë në fillim, mendon pushteti të ta shtojë nivelin e çmendurisë. E ka bërë me të gjithë. Që kur “është shpikur”, deri më sot.

Në këtë derexhe ndodhet sot Edi Rama. Por ai “e maskon” çmendurinë e tij, sepse ai ka pushtet.

Më keq akoma është Sali Berisha, sepse përveç se nuk ka pushtet ka edhe atë “damkën amerikane” që mund të shoqërohet me kopaçe të pahijshme deri në të dhimbshme!

Na duhet një i çmendur në fazat fillestare, që ta bëjmë lider!

Na duhet dikush që të jetë aq i çmendur sa të mendojë se kënaqësitë dhe të mirat “e ngritjes” në zenitin e aklamimit popullor, ia vlejnë rënien “me turinj në shesh” kur të vijë koha. Dhe koha vjen. Vjen për të gjithë. Vetëm liderat e çmendur mendojnë se do të dalin “faqebardhë” nga ushtrimi i lidershipit të tyre. Qofshin lidera në pushtet, qofshin lidera në opozitë!

Në Shqipëri, një njeri “normal” nuk bëhet dot lider!

Madje me kohët që kanë ardhur, edhe për të çmendurit e moderuar kjo është bërë e vështirë!

Megjithatë, nuk duhet t’i humbim shpresat. Nuk na leverdis!

Na duhet të kërkojmë dhe të gjejmë një më të çmendur se i çmenduri, për ta bërë lideri!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img