Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Kërkohet nga Spanja për trafik droge, lihet në “arrest shtëpie” biznesmeni Nikolin Janina, pronar i “Porcelanosa”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për binzesmenin Nikolin Janina, i cili u arrestua pak ditë më parë ppër qëllim ekstradimi drejt Spanjës për trafik droge.

Sipas medieve spanjolle biznesmeni thuhet se është përgjegjës për 54 kilogramë të drogës që mbërriti në provincën e Pontevedra, në vitin 2016, me një Porsche Cayenne dhe që u kapën nga Udyco e qytetit të Lérez, një ngarkesë që ishte më e rëndësishmja në Evropë atë vit në lidhje me substancat më të dëmshme.

NJOFTIM PER MEDIAN: 

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Më datë 05.05.2022, nga ana e OPGJ-së pranë Drjtorisë Vendore të Policisë Tiranë është kryer arrestimi i përkohshëm i shtetasit me iniciale N.J, me qëllim ekstradimin e tij drejtë Spanjës, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të lëndëve narkotike” .
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën e bërë nga shtetasi me iniciale N.J, për zëvëndësimin e masës së sigurimit, për efekt ekstradimi.
Me vendimin nr. 1079/1 Akti, datë 02.09.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
-Pranimin e kërkesës.

-Zëvendësimin e masës së sigurimit personale shtrnguese ndaj personit nën hetim N.J nga “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ne atë të “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
-Urdherohet personi nën hetim N.J, të mos largohet nga banesa e ndodhur në këtë adresë: …………………………..,Tiranë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit duke lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim N.J.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, përbërë nga Relator Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, 840 datë 29.09.2022 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 1079/1 datë 02.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më shumë




spot_img






spot_img