Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kërkohet në KPA shkarkimi dhe përjashtimi nga drejtësia për prokurorin Besim Hajdarmataj

Shkruar nga Newsbomb
Kërkohet në KPA shkarkimi dhe përjashtimi nga drejtësia

Është mbajtur sot seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj, i njohur për “përplasjet” e tij të shpeshta me maxhorancën. Trupa e sotme gjykuese u kryesua nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon.

Besim Hajdarmataj më herët ka kaluar me sukses në shkallën e parë të vettingut, në të treja shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionalen dhe pastërti figure. Mirëpo, pavarësisht rezultateve në KPK, ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili i rekomandoi Institucionit të Komisionerit Publik, ankimin.

Brenda afatit ligjor IKP ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke konkluduar se konfirmimi i Hajramatajt është i cënueshëm dhe përmban shkaqe të mjaftueshme për kontroll edhe në apel.

Besim Hajdarmataj u konfirmua në detyrë më 16 tetor nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia dhe u referua për procedim disiplinor për një hetim të mbyllur të vitit 2010. Me rekomandim të Operacionit Ndërkomëbar të Monitorimit, ONM, vendimi u ankimua në Kolegj.

Sot Komisioneri Publik Darjel Sina ka kërkuar për të shkarkimin nga detyra dhe daljen përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Gjatë publikimit të të gjitha konkluzioneve të gjetura, Hajdarmataj u akuzua se ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë. Sa i përket pasurinë prokurori Hajdarmataj u akuzua se ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm dhe nuk e justifikon sot atë.

Ndërkohë që për integritetin dhe formimin profesional Komisioneri Publik theksoi se në pesë çështje të verifikuara, paraqitën mangësi profesionale. Në disa çështje Hajdarmataj ka qenë në rolin e prokurorit dhe në raste të tjera është vlerësuar në cilësinë e drejtuesit. Të gjithë këto shkelje sipas tij bëjnë që të jetë i pamundur konfirmimi në detyrë të Hajdarmatajt. Kujtojmë që vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs në 8 korrik të këtij viti e konsideroi të turpshme moskryerjen e hetimeve për tonelata drogë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll