Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kërkohej prej 10 vitesh nga policia, shqiptarin e “tradhton” facebook-u i gruas (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

086910da60e93bb8197855d22a297e3b

Prej 10 vitesh shqiptari nga Vlora Shaqir Kalaj ishte në kërkim nga policia italiane, pasi ishte një nga të arrestuarit e operacionit “Non plus ultra”.

43 vjeçari ishte pjesë e organizatës shqiptare të trafikut ndërkombëtar të drogës, nga e cila u arrestuan 69 persona dhe u sekuestruan 10 kilogram drogë.

Ai u dënua me burg, ndërsa pas 4 vitesh u la në arrest shtëpie, nga e cila u arratis dhe humbi gjurmët.

Vetëm majin e kaluar përfundoi çështja e tij gjyqësore, ku Kalaj u dënua me 10 vite e 8 muaj burg, ndërsa nga ky moment nisën kërkimet për shqiptarin.

Nga hetimet u bë e mundur gjetja e disa transaksioneve financiare që ky person kishte kryer në një agjenci në periferi të Vlorës, si dhe përdorimi i 2 profileve në facebook nga ky person, ku njëri ishte i gruas së tij.

Nga facebook-u u gjet edhe vendndodhja e tij në një fshat afër Vlorës, të cilat çuan edhe arrestimin e tij, me 43 vjeçarin që do të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img