Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kërkohej nga shteti austriak, arrestohet në Spanjë shqiptari 23-vjeçar; tmerri i banesave private mbante dhe armë me vete

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

430875b46f5d6726dc37c4bce6a8b9c0

Një i ri shqiptar është arrestuar në Motril të Spanjës, pasi për të ishte lëshuar një urdhër-arresti nga shteti austriak, dhe që e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Eisenstadt e kishte dënuar shqiptarin për grabitje banesash me forcë. Madje për shqiptarin një hetim të hapur kishte edhe në Gjermani.

Policia në Portin e Motrilit ishte duke kryer një kontroll rutinë me qëllim parandalimin e krimit dhe sigurinë e qytetarëve në atë vend, kur vëzhguan një automjet me qira në të cilin udhëtonin dy burra, dhe kështu zhvilluan një kontroll.

Më pas, agjentët e Brigadës së Sigurisë Qytetare morën informacione të caktuara në lidhje me zbulimin e një arme të fshehur në një garazh ku ishte parkuar automjeti me qira në të cilin udhëtonin të dy burrat, gjë që çoi në fillimin e hetimeve në këtë drejtim, të cilat janë akoma të hapura.

I arrestuari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, tashmë ka kaluar në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

Lexo më shumë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img