Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Itali shqiptari që trafikoi 22 kg kokainë 

Publikuar tek: aktualitet, më 22:10 10-01-2020 Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Itali shqiptari që trafikoi 22 kg kokainë  Policia kufitare e Bolonjes

Policia Kufitare e Bolonjës ka arrestuar sot një shtetas shqiptar 37 vjeçar i cili kërkohej nga Interpoli.

Mësohet se nga gjurmimi në bazën e të dhënave 37 vjeçari shqiptar rezultonte se kërkohej ndërkombëtarisht nga Interpoli argjentinas, transmeton newsbomb.al.

Policia e Bolonjës e arrestoi shqiptarin në momentin kur ky i fundit zbarkoi në aeroportin Marconi nga Tirana.

Shtetasi shqiptar, ende i pa indentifikuar nga mediat shqiptare, posedonte një pasaportë shqiptare dhe deklaroi se në Itali kishte ardhur për turizëm, transmeton newsbomb.al.

Ai akuzohej se kishte marrë pjesë në trafikun e një ngarkese 22 kilogramëshe në Evropë, duke e fshehur drogën në rroba.

Bëhet me dije se shtetasi shqiptar kishte ndërruar mbiemrin e tij duke e bërë të vështirë identifikimin.

Pasi u konstatua identiteti i shtetasit shqiptar, i cili ndërkohë kishte ndryshuar mbiemrin e tij duke e bërë të vështirë identifikimin./ Newsbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Saga e vrasjeve kriminale në Rrëshen, motra e Sajmir Jakut sulmon gazetarët: Po nxisni hasmëri familjesh, mund të na shenjoni si target për krimin e radhës… (E PLOTË)
Nuk di, a me qa a me ulëri! »
Article Logic
Execution time: 0.012831926345825
array(1) { ["section"]=> string(85) "kerkohej-nga-interpoli-arrestohet-ne-itali-shqiptari-qe-trafikoi-22-kg-kokaine-191739" }