Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkohej nga Interpoli, arrestohet gruaja e 'Mirit të Xhikës' (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetases: Manjola Prifti, 43 vjeç, banuese në Tiranë. Kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:

Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar shtetasen Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” bazuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian dhe Neni 73 e 74 të Dekretit të Presidentit Italian nr. 309/90. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.