Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkohej nga Gjermania, arrestohet në Hanin e Hotit 42-vjeçari i dënuar me burg

Shkruar nga Newsbomb
Kërkohej nga Gjermania, arrestohet në Hanin e Hotit 42-vjeçari

Një 42-vjeçar me banim në Malin e Zi është arrestuar sot në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër.

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se shetasi Uka Beganja u arrestua gjatë tentativës për të kaluar kufirin.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, ku rezulton i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për “vjedhje në rrethana rënduese”.

Njoftimi nga Interpol Tirana:

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. 

Falë bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me Policinë Kufitare të Hanit të Hotit Shkodër, falë edhe kontrollit të detajuar të dokumentacionit, në hyrje u arrestua shtetasi Uka Beganaj, 42 vjeç, banues në Cetinje, Mali i Zi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, pasi Gjykata Lokale Stade, Gjermani, me vendimin e datës 08.07.2020 e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.  

Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden Gjermani dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu